Ndërlidhjet

Putin kritikon mediat në tërë botën


Kryeministri rus, Vlladimir Putin, ka shprehur neverinë ndaj mediave në botë për mbulimin e vdekjes së presidentit të dëbuar të Libisë, Muamer Gadafi.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan Putinin të ketë thënë, gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale, “se nuk ka asgjë të mirë” në pamjet për vrasjen e Gadafit që transmetuan të gjitha kanalet televizive në botë.

Ai gjithashtu tha se “njerëzit brenda komunitetit të gazetarëve duhej të kuptonin më mirë se çfarë bëjnë dhe të marrin një lloj përgjegjësie për këtë”.

Komentet e Putinit vijnë në kohën kur po vazhdojnë paqartësitë për mënyrën e vrasjes së Gadafit.
XS
SM
MD
LG