Ndërlidhjet

Shpërthen bomba-plagosen mbi 10 veta


Ka shpërthyer një bombë në marketin kryesor në qytetin pakistanez Peshavar.

Policia tha se janë lënduar 11 njerëz gjatë këtij incidenti-tre nga këta seriozisht.

Pamjet e televizioneve lokale tregonin dyqane të dëmtuara nga copëza të metalit, ndërsa nëpër tokë shiheshin të shpërndara copëza të drunjëve.

Peshavar është kryeqyteti i krahinës Kajber Paktunkua, ndërsa ka qenë vazhdimisht cak i sulmeve të talebanëve.
XS
SM
MD
LG