Ndërlidhjet

Kërkojnë fundin e dhunës në Siri


Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad, takoi ministrat arabë me qëllim dhënien fund të dhunës disamujore në këtë shtet.

Kreu i delegacionit të Ligës Arabe, kryeministri i Katarit, Sheik Hamad Al Tani, tha se bisedimet ishin “të përzemërta dhe të sinqerta”, ndërsa bëri të ditur që ministrat do të takonin zyrtarët sirianë sërish më 30 tetor.

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, tha se shteti i tij është duke u konsultuar me anëtarët e Ligës Arabe për të shtyrë Sirinë “që të tërheq trupat nga qytetet dhe të ndalë trajtimin e egër të popullit të tij”.

Gjatë incidenteve të fundit në Siri u vranë 9 ushtarë dhe 11 qytetarë.
XS
SM
MD
LG