Ndërlidhjet

logo-print

Heqin barrikadat me vetiniciativë


Banorët serbë të veriut të Kosovës, të cilët për më shumë se një muaj kanë mbajtur të bllokuar shumë rruge që çojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare 1 dhe 31, kanë nisur t’i largojnë barrikadat me vetiniciativë.

Lajmin ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti.

“Janë duke u larguar barrikadat nga vet banorët. Do të shohim gjatë ditës se si do të zhvillohen ngjarjet dhe do të shohim se a do të ketë nevojë që edhe KFOR-i të intervenojnë për t’i larguar barrikadat e tjera që janë pengesë nëpër rrugë. Por, me rendësi është që me vetiniciativë banorët kanë filluar t’i lëvizin disa nga barrikadat”, tha Hoti.

Ndërkohë, në mbrëmjen e së mërkurës përfaqësuesit e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës (të cilat sipas sitemit shtetëror të Kosovës nuk hynë në përbërjen komunale të vendit, meqë nuk dolën nga zgjedhjet e fundit lokale), kanë deklaruar se i kanë ofruar KFOR-it një plan të lëvizjes me qëllim të furnizimit me ushqim të ushtarëve të vet që ndodhën në vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.

Por, kjo lëvizje thuhet se mund të realizohet vetëm në rrugë të caktuara dhe vetëm gjatë ditës.

Deri më tani, zyrtarët e KFOR-it nuk janë deklaruar se e kanë pranuar apo jo një ide të tillë.
XS
SM
MD
LG