Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga tërmeti


Zyrtarët turkë thonë se ka shkuar në 523 numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë të dielën.

Diku 1 mijë e 650 njerëz raportohet të jenë lënduar, derisa 185 të tjerë janë shpëtuar deri më tani.

Përpjekjet e sotme për shpëtim janë komplikuar për shkak të shiut dhe motit të keq, ndërsa ka pasur kritika lidhur me mungesën e tendave të ngitura për viktimat.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anatolia njoftoi se ka arritur në Turqi një aeroplan izraelit pas kërkesës për ndihmë të cilën Ankaraja zyrtare u drejtoi shumë vendeve të mërkurën.
XS
SM
MD
LG