Ndërlidhjet

Egjipti e Izraeli shkëmbejnë të burgosurit


Izraeli dhe Egjipti pritet të shkëmbejnë disa të burgosur gjatë ditës në zonën kufitare ndërmjet dy shteteve-Taba.

Egjipti parashihet të lirojë një izrealito-amerikan, Ilan Grapel, në shkëmbim të 25 të burgosurve egjiptian-përfshirë tre fëmijë.

Grapel ishte arrestuar në muajin qershor gjatë protestave në Egjipt, ndërsa akuzohej të jetë agjent i Mossadit izraelit që, siç thuhej, përpiqej ta sabotonte revolucionin.

Egjipti nuk dha dëshmi për të mbështetur akuzën.

Shkëmbimi i të burgosurve vjen një javë pas lirimit të ushtarit izraelit, Gilad Shalid, në shkëmbim të 477 të burgosurve palestinez.
XS
SM
MD
LG