Ndërlidhjet

Çekia përfundon misionin paqeruajtës në Kosovë


Pas 12 vjetësh prezencë, Çekia përfundon sot zyrtarisht misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, njoftuan mediat serbe.

“Detyra juaj ka përfunduar. Tani na mbetet neve, diplomatëve, që të krijojmë kushte të favorshme në Kosovë për tërheqjen e investimeve të huaja, si dhe t’i mundësojmë vendit aplikimin e standardeve evropiane”, ka thënë para ushtarëve çekë të KFOR-it ambasadori i Republikës Çeke në Prishtinë, Jirzhi Dollezhal.

Në bazë të vlerësimeve të NATO-s, Çekia ka nisur tërheqjen e ushtarëve nga Kosova në vitin 2010.

Misioni çek në përbërje të KFOR-it thuhet se është misioni më i gjatë në të cilin kanë marrë pjesë trupat e Çekisë.
XS
SM
MD
LG