Ndërlidhjet

Bie mocioni i Vetëvendosjes


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Hashim Thaçi për gjendjen në veri, që nga viti 1999, por në anën tjetër, mocioni i këtij grupi që kërkonte dërgimin e forcave policore dhe heqjen e barrikadave nga vetë institucionet e Kosovës u rrëzua nga shumica e deputetëve.

Deputeti Glauk Konjufca kërkoi nga kryeministri që të sqarojë nëse veriu ka qenë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të veçantë.

Më 1999 ka qenë tërheqja e parë fatale e forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga veriu me urdhër politik. Më pas u çarmatos e u shkatërrua UÇK-ja, kurse me 16 korrik 2011, pra 12 vjet pas, sërish u tërhoqën forcat e policisë së Kosovës nga veriu dhe kjo pjesë e Kosovës sërish po sundohet nga strukturat kriminale të Beogradit".

"Në të tria këto ngjarje kryeministër ka qenë Hashim Thaçi. Shtrohet pyetja pse kryeministri Thaçi me këto tërheqje të vazhdueshme sillet sikur të ketë bërë marrëveshje me dikë ashtu që të gjitha veprimet për veriun janë improvizime, të cilat nuk guxojnë ta kalojnë një vijë të kuqe. Kush e ka vendosur këtë vijë të kuqe dhe kush me kë është marrë vesh”, shtroi pyetjen Konjufca.

Por, kryeministri Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke theksuar se fajtor kryesor për moskontrollimin e veriut dhe mungesën e sundimit të ligjit në atë pjesë ishte administrata e UNMIK-ut.

Sipas tij, kjo administratë nuk zbatoi mandatin për vendosjen e sundimit të ligjit dhe bëri ndarjen de facto të serbëve ndaj bashkësive tjera në Kosovë.

Ndërkaq, tri periudhat kritike të përmendura nga Konjufca, ai i quajti vendimtare për shtetin e Kosovës.

Ai theksoi se vendimi i qeverisë për ndërhyrjen e 25 korrikut në veri ishte një kthesë e madhe dhe paralajmëroi se fundi i strukturave kriminale, që sipas tij, “fshihen pas fëmijëve dhe grave që i nxjerrin me dhunë në barrikada”, nuk është i largët.

Unë sot nuk dua të drejtoj gishtin për të fajësuar qeveritë e mëparshme të cilat nuk kanë bërë pothuajse asgjë për të ndryshuar gjendjen e rëndë të krijuar në veri të vendit.


Kreu i ekzekutivit, kërkoi mirëkuptim dhe unitet nga të gjitha subjektet politike.

Unë sot nuk dua të drejtoj gishtin për të fajësuar qeveritë e mëparshme të cilat nuk kanë bërë pothuajse asgjë për të ndryshuar gjendjen e rëndë të krijuar në veri të vendit. Nuk dua ta bëj një gjë të tillë, sepse mendoj se është koha që ne të jemi të bashkuar si kurrë më parë me qëllimin tonë legjitim të ruajtjes së tërësisë territoriale dhe vendosjes së sundimit të rendit dhe të ligjit”, tha Thaçi.

I shpejtë ka qenë reagimi i liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Forcimi i unitetit, unitet për çka, për zmbrapsje nga veriu, për lejimin e mallrave të Serbisë në Kosovë, për bisedime me Serbinë, unitet për ta shitur pasurinë e Kosovës? Natyrisht që jo. Ne jemi për unitet për të mirën e Kosovës dhe jo për unitet me të këqijat e Qeverisë”, tha Kurti.

Ndërsa, deputetët e PDK-së dhe të Koalicionit Kosova e Re, kanë mbështetur Qeverinë në lidhje me qëndrimin e saj karshi veriut, opozitarët e LDK-së, kanë kërkuar nga kryeministri Thaçi që veriun mos ta shfrytëzojë për të fituar poena politikë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se në këto momente të rëndësisë së veçantë nuk është koha e marketingjeve politike.

Le ta kryejnë punën e pastaj të shohim se kush çka bëri. Nuk është koha për krekosje.

Le ta kryejnë punën e pastaj të shohim se kush çka bëri. Nuk është koha për krekosje. Ka shumë punën për të bërë dhe jemi larg për t’u sjellë në mënyrë triumfaliste. Ndarja e dekoratave të vijë kur atje të sundojë ligji”, tha Beqiri.

Më të ashpër në kritika ndaj qeverisë kanë qenë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti Burim Ramadani tha se Qeveria edhe sot, tre muaj pas aksionit të parë në veri, nuk ka plan të qartë për kthimin e kontrollit në atë pjesë të kontrolluar nga strukturat paralele serbe.

Ne po i përsërisim kërkesat tona drejtuar Qeverisë sa i përket veriut: të fillojë që përmes një grupi ndërministror të përmirësojë jetën në veri dhe të normalizojë situatën atje; të krijojë një fond të veçantë më të madh për atë pjesë të Kosovës dhe të shtojë praninë e shërbimeve emergjente dhe të sigurisë publike në atë pjesë të Kosovës”, tha Ramadani.

Në anën tjetër, deputeti Partisë Liberale Serbe, Petar Miletiq, ka thënë se për një kohë të gjatë çështja e veriut ka qenë e fshehur nën tepih dhe sipas tij, ajo nuk mund të zgjidhet pa përfshirjen e katër faktorëve: Prishtinës, Beogradit, bashkësisë ndërkombëtare dhe banorëve lokalë serbë.

Është e papranueshme që në publik të krijohet opinioni se të gjithë serbët në veri janë kriminelë. Duhet të krijohet një atmosferë pajtimi dhe jo urrejtjeje. Sot Kuvendi ka bërë gabim që ka pranuar mocionin e Vetëvendiojes për dërgimin e forcave policore atje, sepse nuk do të zgjidhte kjo problemin”, tha Miletiq.

Por, ky mocion, për të cilin flet Miletiq, në fund të seancës u hodh poshtë nga shumica e deputetëve.

Ky mocion katërpikësh kërkonte që institucionet e rendit të Kosovës të angazhohen vetë në heqjen e barrikadave në veri, që Qeveria t'i dërgojë forcat policore për të mbrojtur sovranitetin në veri, që t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë dhe t’i shpallë të pavlefshme e të pazbatueshme marrëveshjet, para se Serbia ta njeh Kosovën, dhe që t’u ndërpritet burimi financiar strukturave të paligjshme dh kriminale të shtetit të Serbisë.

XS
SM
MD
LG