Ndërlidhjet

Jahjaga: Sistemi gjyqësor të jetë i depolitizuar dhe i pakorruptuar


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, theksoi rëndësinë për krijimin e një sistemi të depolitizuar e të pakorruptuar gjyqësor në Kosovë, njoftoi presidenca e Kosovës.

“Krijimi i një gjyqësie transparente, të depolitizuar, të pakorruptuar dhe të përgjegjshme ndaj secilit qytetar është nxitje dhe standard për të fituar besimin e palëkundshëm në institucionet e drejtësisë. Ndërtimi dhe reformimi i vazhdueshëm i sistemit të drejtësisë është synimi i përpjekjeve tona për të ndërtuar shtet të mundësive të barabarta, ku sundon ligji dhe zbatimi i tij”, citohet të ketë thënë Jahjaga në në konferencën “Drejtësia në Drejtësi”.

Krahas ndërtimit të besimit që duhet të zhvillohet me forcimin e sistemit të drejtësisë, Jahjaga tha se është i rëndësishëm edhe edukimi i qytetarëve për t’u drejtuar institucioneve dhe të kërkojnë drejtësi.
XS
SM
MD
LG