Ndërlidhjet

Aktivistët e Pranverës Arabe fitojnë Çmimin Saharov


Pesë aktivistë të Pranverës Arabe, kanë fituar Çmimin Saharov të Parlamentit Evropian për vitin 2011.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzi Buzek, tha se pesë laureatët simbolizojnë luftën për ndryshim në vendet e tyre.

"Fituesit e këtij viti, simbolizojnë luftën për dinjitet, demokraci dhe të drejta të njeriut, dhe ata janë bashkëpuntorë të ndryshimeve historike në botën Arabe,” u shpreh Buzek.

Emrat e tyre janë, Muhamed Buazizi nga Tunizia, Asma Mahfuz nga Egjipti, Ahmed al-Zubair Ahmed al-Sanusi nga Libia, dhe Razan Zeituneh e Ali Farzat nga Siria.

Çmimi Saharov, jipet në nder të fizikanit sovjetik Andrei Saharov.

Çmimi jepet nga Parlamenti Evropian që nga viti 1988 për individët ose organizatat që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Ky çmim mbart një shumë të përgjithshme prej 50.000 eurosh.
XS
SM
MD
LG