Ndërlidhjet

Lobon në Bosnjë kundër shtetit palestinez


Ministri i jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, do të qëndrojë gjatë ditës në Bosnjë për t’i bindur liderët e këtij vendi që t'mos e mbështesin kërkesën e palestinezëve për njohjen e shtetit të tyre.

Një kërkesë e tillë i ishte dërguar Kombeve të Bashkuara në muajin e kaluar.

Bosnja është aktualisht anëtare jopermanente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa ende nuk ka marrë ndonjë qëndrim të prerë lidhur me kërkesën për shtetësi të palestinezëve.

Në këtë pavendosmëri thuhet se po ndikojnë qëndrimet e ndryshme të tri grupeve kryesore etnike në Bosnjë.
XS
SM
MD
LG