Ndërlidhjet

logo-print

Hidhet poshtë mocioni i Vetëvendosjes


Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash hodhën poshtë mocionin e Grupit Parlamentar Vetëvendosje.

Ky mocion katërpikësh kërkonte që institucionet e rendit të Kosovës të angazhohen vetë në heqjen e barrikadave në veri; që Qeveria t'i dërgojë forcat policore për të mbrojtur sovranitetin në veri; që t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë dhe t’i shpallë të pavlefshme e të pazbatueshme marrëveshjet e arritura, para se Serbia ta njeh Kosovën, dhe që t’u ndërpitet burimi financiar strukturave të paligjshme dh kriminale të shtetit të Serbisë.

Votimit të këtij mocioni i ka parapri një debat për situatën politike dhe të sigurisë në veri, për ç’gjë në interpelancë u ftua kryeministri Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG