Ndërlidhjet

logo-print

OSBE kritikon Kosovën rreth varrezave ortodokse


Komunat e Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e varrezave Ortodokse, priren ta bëjnë këtë në baza ad hoc dhe vetëm në raste të rralla, thuhet në raportin e misionit të OSBE-së që u publikua një ditë më parë.

“Respekti ndaj të vdekurve tregon respektin tonë për të gjallët. Njerëzit duhet të ndjejnë se mund t’i respektojnë të afërmit, miqtë dhe paraardhësit e tyre të vdekur dhe të jenë të lirë ta ushtrojnë lirinë e tyre fetare dhe kulturore. Ky është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm i të drejtave të njeriut, që është pjesë e mandatit të Misionit të OSBE-së”, citon zyra për informim ambasadorin Verner Almhofer-shef i misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Veprimet për t’i përmirësuar ato do ta inkurajonin dhe lehtësonin dialogun dhe pajtimin ndëretnik si dhe do të ndihmonin për të krijuar kushte më të mira për kthim”, theksoi Almhofer.

Sipas raportit, shumë varreza Ortodokse janë në gjendje të mjerueshme si rezultat i përdhosjes së gjerë të objekteve religjioze në periudhën e pas konfliktit të vitit 1999 dhe gjatë trazirave të marsit të vitit 2004.

Në gjendje të keqe thuhet se janë sidomos varrezat në vendet ku serbët e Kosovës nuk janë kthyer.
XS
SM
MD
LG