Ndërlidhjet

Maqedoni: Debat i nxehtë për Raportin e Progresit


Kuvendi i Maqedonisë
Kuvendi i Maqedonisë
Për deputetët e pratisë më të madhe në pushtet VMRO-DPMNE-së, Raporti i Progresit për herë të tretë konfirmon se Maqedonia i zbaton reformat dhe duhet t'i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

Në anën tjetër, opozita thotë se ky raport e ka treguar gjendjen reale në reforma të ngadalësuara dhe stagnim.

Ajo e ka arritur kursin reformues dhe kriteret politike që të marrë rekomandimin.
Raporti për të tretën herë e ka konfirmuar faktin se Maqedonia në krye me këtë Qeveri, këtë Kuvend si shtëpi ligjdhënëse dhe këtë shoqëri, ka kapacitet dhe meriton rekomandim për fillimin e negociatave paraqasëse me BE-në. Ajo e ka arritur kursin reformues dhe kriteret politike që të marrë rekomandimin”, tha deputeti Antonio Milloshoski, në replikën ndaj deputetes së LSDM-së Radmilla Shekerinska, ish zëvendëskryeministre për çështje të inegrimeve.

Ajo kishte akuzuar pushtetin se po zhvillon një politikë që nuk po jep rezultate.

Këtë vit, kur pasqyra e quajtur Raport i Progresit komunikoi të vërtetën, se reformat janë ngadalësuar, gjendjet në gjyqësi dhe administratë përkeqësohen, liria e mediave është e ngufatur, ndërsa korrupsioni lulëzon, kryeministri Gruevski mori vendim për ta thyer pasqyrën”, pati deklaruar Shekerinska.

Sipas Zijadin Selës, deputet nga radhët e opozitës shqiptare, heshtja e deputetëve të tjerë shqiptarë gjatë debatit për Raportin e Progresit, u bë për shkak të pamundësisë së tyre për të marrë fjalën.

Ai fajin ia hodhi listës së gjatë të deputetëve maqedonas, të cilët ishin paraqitur për debat.

Ndryshe, Stojan Andov, deputeti më i vjetër në Parlament, tha se Parlamenti po humb imazhin e institucionit ligjdhënës, ku në vend që të debatohet për miratimin e ligjeve sipas standardeve evropiane dhe kapacitetin e institucioneve për t'i implementuar të njëjtat, foltorja po shërben për goditje të ulëta politike.

Gjithnjë e më shumë dëshmohet se Parlamenti nuk ka kapacitet për të diskutuar çështjet madhore të cilat tangojnë interesat e qytetarëve, sepse Parlamenti duket qartë se punon sipas direktivave të qeverisë”, theksoi Andov.

Nga ana tjetër, Jonuz Abdullahu, ish deputet, thotë se mungesa e debatit është rezulat i tranzicionit të stërzgjatur.

Shërim nga kjo situatë mund të gjindet vetëm në zgjedhjet e reja, ku elektorati duhet të ndryshojë, ku elektorati me votën e tyre do të ndikojë në ndryshimin e kulturës.

"Shërim nga kjo situatë mund të gjindet vetëm në zgjedhjet e reja, ku elektorati duhet të ndryshojë, ku elektorati me votën e tyre do të ndikojë në ndryshimin e kulturës. Do të thotë, në bindjet për të ndryshuar sjelljet e një kulture të ulët politike me të cilën ne ballafaqohemi, e ajo është një tranzicion i stërzgjatur, nga i cili siç duket, Maqedonia vështirë shkëputet”, tha Abdullahu.

Ndërkaq, analisti Marko Troshanovski u shpreh se foltorja e Parlamentit për fat të keq konceptohet si foltore e mitingjeve zgjedhore.

Sipas tij, kjo flet për një pjekuri të ulët demokratike.

"Ajo që paraqitet si domosdoshmëri, është nevoja që debati i Parlamentit të anojë në përmirësimin e kualitetit të sistemit juridik, kapacitetin e institucioneve për t'i praktikuar ligjet e miratuara, si dhe funksionimin e shtetit demokratik dhe jo debate të ashpra në funksion të interesave të ngushta partiake. Në të kundërtën, Maqedonia edhe një kohë të gjatë do të ngecë gjatë rrugëtimit për t'u bërë pjesë e familjes evropiane”, bëri të ditur Troshanovski.
XS
SM
MD
LG