Ndërlidhjet

Mirëpritet marrëveshja për ndaljen e krizës


Reflektimi i monedhës së euros në fasadën e ndëstesës së Komisionit Evropian në Bruksel...
Reflektimi i monedhës së euros në fasadën e ndëstesës së Komisionit Evropian në Bruksel...

Liderët e Bashkimit Evropian e kanë vlerësuar si sukses marrëveshjen për pakon për ta ndalur krizën e borxheve të eurozonës.

Marrëveshja e arritur në orët e para të mëngjesit, përfshinë nxitje të konsiderueshme të fondit për ndihmë të eurozonës, rekapitalizim të bankave evropiane dhe mënyrat se si bankat do të bartin humbje më të mëdha në borxhin e Greqisë, që ato e mbajnë.

Pas negociatave maratonike, liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për planin me të cilin do të luftohet kriza, që e ka përfshirë eurozonën.

Sipas marrëveshjes, bankat duhet ta pranojnë humbjen prej 50% në fletobilgacionet greke që i mbajnë, që shihet si përpjekje për ta reduktuar borxhin e qeverisë në Athinë.

Bankat evropiane do të rekapitalizohen deri në qershor të vitit 2012, në mënyrë që pjesërisht të mund t'u qëndrojnë këtyre humbjeve.

Fondi Evropian i Kapacitetit të Stabilitetit Financiar do të rritet në 1 mijë miliardë eruo, me qëllim që të parandalohet, që ekonomitë e mëdha, si ajo e Spanjës dhe e Italisë, të zhyten në krizën e borxheve.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka deklaruar se është i kënaqur pas afro 10 orësh të negociatave.

Pakoja për të cilën u pajtuam sonte, kjo pako gjithëpërfshirëse, konfirmon se Evropa do të bëjë çdo gjë të mundshme për ta mbrojtur stabilitetin financiar. Kam thënë më parë dhe po them prap: kjo është maratonë, e jo sprint”, tha Barroso.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ishte, po ashtu, në disponim triumfues gjatë vlerësimit të marrëveshjes.

Mendoj se rezultati ishte pritur si lehtësim i madh, të cilin e ka pritur e tërë bota. Bota priste rezultat të fortë nga eurozona. Mendoj se ne e kemi këtë rezultat”, tha Nikollas Sarkozi.

Marrëveshja, po ashtu, e hapë rrugën për rekapitalizimin e bankave evropiane. Nëntëdhjetë bankat më të mëdha në Evropë do të marrin mbështetje afro 106 miliardë euro, gjatë nëntë muajve të ardhshëm.

Para se gjithash, bankat duhet të fitojnë para nga tregjet, para se të prekin në ndihmat financiare nga qeveritë kombëtare, ndërsa BE-ja do të jetë gati për të dalë në skenë si masa e fundit.


Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompoj, u tha gazetarëve se të dhënat e sakta lidhur me Fondin Evropian të Kapacitetit të Stabilitetit Financiar, mbeten të panjohura, por ky fond mund të rritet në mënyrë substanciale, nëse opsionet shfrytëzohen në mënyrë korrekte.

Niveli mund të jetë afro 1 mijë miliardë euro nën supozimin e qartë për kushtet në tregje, strukturën dhe përgjegjësinë e investitorëve në pikëpamje të politikave ekonomike”, tha Herman Van Rompoj.

Në samitin e liderëve, po ashtu, është shënuar edhe me një lloj presioni ndaj kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, që të zbatojë reforma strukturore vendëse.

Aktualisht, Berluskoni është kritikuar nga kolegët e tij për çuarjen e vendit të tij drejt uljes ekonomike, ndërsa ai ka shprehur përkushtim për rritjen e moshës për pension prej 65 në 67 vjet dhe për balancim të buxhetit shtetëror në vitin 2013.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e ka bërë të qartë se Brukseli dhe vendet e tjera anëtare, do të bëjnë mbikqyrje të afërt të përpjekjeve për reforma të Italisë, në të ardhmen.

Autoritetet italiane kanë paralajmëruar se të gjitha informacionet e domosdoshme do të dërgohen me kohë dhe këtë e ka bërë absolutisht të qartë edhe kryeministri Silvio Berluskoni”, tha Angela Merkel.

Megjithatë, është e nevojshme që detajet të përpunohen ende, por mbetet pyetja se a do të jetë i suksesshëm ky plan. (f. b.)

XS
SM
MD
LG