Ndërlidhjet

NATO do të largohet nga Libia më 31 tetor


Udhëheqësit e rinj të Libisë, sot janë zotuar që do t'i sjellin vrasësit e Muamer Gadafit para drejtësisë, pas deklarimit të Këshillit të Sigurimit se misioni i NATO-s në Libi do të përfundojë më 31 tetor.

Abdel Hafiz Goga, zëvendësshef i Këshillit Kombëtar Tranzitor, tha në një konferencë për shtyp se hetimet tashmë kanë filluar, dhe “kushdo që është përgjegjës për këtë (vrasjen e Gadafit ) do të gjykohet dhe t'i jepet procesi i drejtë gjyqësor.”

Deri tani, Këshilli Tranzitor i Libisë ka thënë se Gadafi ishte vrarë në një shkëmbim zjarresh, pas zënies së tij, në vendlindje, Sirte.

Këshilli i Sigurimit, në anën tjetër, ka vendosur sot që NATO ta përfundojë misionin e vet në Libi më 31 tetor.
XS
SM
MD
LG