Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgjia pranon ofertën e Zvicrës



Gjeorgjia ka pranuar sot një plan nga Zvicra, për t'i dhënë fund një mosmarrëveshje doganore me Rusinë, një masë që mund t’i hapë rrugën Moskës për t'iu bashkuar Organizatës Botërore të Tregtisë.

Zëvendës ministri i jashtëm i Gjeorgjisë, Sergi Kapanadze, tha se propozimi zviceran ofron vendosjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në pikat kufitare të provincave separatiste të Gjeorgjisë, Osetisë dhe Abkhazisë.

Gjeorgjia ka kërkuar që Rusia të lejojë zyrtarët e doganave gjeorgjiane për të vepruar në rajonet separatiste. Moska, e cila njohu dy rajonet si shtete të pavarura, hodhi poshtë kushtet e Tbilisit.

Qeveria gjeorgjiane tha në një deklaratë se "nga perspektiva gjeorgjiane, Federata Ruse mund të bëhet një anëtare e OBT-së, me kusht që ajo bie dakord për propozimin."

Negociatori më i lartë i Rusisë në OBT, Maksim Medvedkov, tha se do të analizojë ofertën zvicerane brenda disa ditëve. Medvedkov tha se Moska do të japë një përgjigje "javën e ardhshme."

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shpresën se Moska do të bashkohet me OBT-në deri në fund të vitit. "
XS
SM
MD
LG