Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Pakistani duhet të bëjë më shumë kundër Hakanit


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha sot se Pakistani duhet të bëjë më shumë që të frenojë sulmet e rrjetit që po vepron nga territori i tij kundër forcave ndërkombtare në kufirin e Afganistanit.

Klinton tha se Pakistani duhet të veprojë kundër të gjithë ekstremistëve, por të fokusohet në rrjetin Hakani.

"Në javën e kaluar në Islamabad, gjenral Martin Dempsi, Drejtori i CIA-s Petraus, dhe unë dhamë një mesazh të vetëm, e të unifikuar - udhëheqja civile dhe ushtarake e Pakistanit duhet të bashkohet me ne në shtypjen e rrjetit Hakani nga të dyja anët e kufirit. Ne theksuam urgjencën e kësaj çështje, dhe kishim biseda të hollësishme dhe të sinqerta në lidhje me hapat konkret që të dyja palët duhet të ndërmarrim,” ka thënë Klinton.

Zyrtarët amerikan, thonë se rrjeti Hakani, ka mbështetjen e shërbimit të intelengjcës së Pakistanit, dhe ka zhvilluar sulme anti-amerikane në Afganistan.
XS
SM
MD
LG