Ndërlidhjet

Arabia Saudite: Al Saud - Princ Trashëgimtar i ri


Televizioni shtetëror i Arabisë Saudite ka njoftuar se në këtë vend është emëruar Princi Trashëgimtar i ri.

Ministri i brendshëm, Najef bin Abdel-Aziz Al Saud, është emëruar Princ Trashëgimtar, pas vdekjes së princit të mëparshëm, javën e kaluar.

Zoti Najef e kishte udhëhequr goditjen ndaj militantëve islamikë, por kishte treguar edhe mirëkuptim për traditat ultra konservatore, siç është mbajtja e ndalesës së femrave për votim.

Pritet që ai mund ta marrë edhe fronin e Mbretit, pas Mbretit Abdullah, 87 vjeçar, i cili po ripërtrihet nga operacioni i tretë, gjatë një viti.
XS
SM
MD
LG