Ndërlidhjet

KFOR-i e largoi barrikadën në hyrje të Bërnjakut


Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, në mëngjesin e sotëm, e kanë ndërmarrë një aksion dhe e kanë larguar plotësisht një barrikadë, që serbët e kishin vendosur në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Ashtu siç ka njoftuar vetë KFOR-i, është zhvilluar një aksion për largimin e barrikadave, të cilat ishin të vendosura pranë pikës kufitare 31, përkatësisht në Bërnjak. Po ashtu disa kamionë, që kishin bllokuar rrugën kryesore në hyrje të pikës kufitare 31, janë larguar nga KFOR-i, pasi që të njëjtit nuk ishin larguar nga qytetarët ashtu siç ishte paralajmëruar”, tha Hoti.

Sipas tij, për këto veprime të fundit të ndërmarra nga KFOR-it, nuk ka pasur reagime nga banorët lokalë.
XS
SM
MD
LG