Ndërlidhjet

BE-ja e uron partinë islamiste për fitore në Tunizi


Bashkimi Evropian sot e ka uruar partinë islamiste, Enahda, për fitoren e saj në zgjedhjet e para të lira në Tunizi.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, dhe komisionari për zgjerim, Shtefan File, në deklaratën e përbashkët, poashtu kanë premtuar ndihmë që Tunizia ta ndërtoj demokracinë.


Dikur parti e ndaluar, Enahda fitoi më tepër se 41% të vendeve në Asamblenë e re, e cila pritet ta ndryshoj Kushtetutën dhe ta nominoj presidentin dhe qeverinë e përkohshme.
XS
SM
MD
LG