Ndërlidhjet

logo-print

Rasmusen: Përfundon misioni ushtarak i NATO-s në Libi


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se operacionet ushtarake të aleancës në Libi përfunojnë më 31 tetor.

Ai sot ka theksuar se “puna jonë ushtarake tash është kryer” dhe se takimi i ambasadorëve të NATO-s në Bruksel, e ka “konfirmuar vendimin e para një jave”, për ta mbyllur këtë mision deri në fund të muajit tetor.

NATO-s i ka mbetur që të tregoj se si mendon t’i përgjigjet kërkesës së autoriteteve të reja të Libisë, për prani të vazhdueshme, për të ndihmuar në sigurinë e kufijve dhe për luftimin e migrimit ilegal.

Deklarata e sotme e NATO-s u bë një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar për përfundimin e mandatit për operacionet e NATO-s në Libi, pas vrasjes së ish liderit, Muamer Gadafi.
XS
SM
MD
LG