Ndërlidhjet

FT: Kina e gatshme të investojë në fondin e eurozonës


Kina është e gatshme për dhënien e parave në fondin e eurozonës për ndihmë, nëse liderët evropianë e bindin Pekinin se investimi është i sigurt, i ka thënë së përditshmes londineze, Financial Times, një këshilltar i lartë i Qeverisë së Kinës.

Një tjetër burim i ka thënë gazetës se investimi mund të arrijë në 100 miliardë dollarë para të gatshme.

Kjo gazetë, mëtutje, raporton se Kinës i duhen siguri se edhe vendet e tjera do të kontribuojnë në fond.

Sipas gazetës, Kina, po ashtu, kërkon që të jetë e sigurt se liderët evropianë do të përmbahen nga kritikat për politikën kineze.
XS
SM
MD
LG