Ndërlidhjet

Sulmohet ambasada amerikane në Bosnjë


Një person i armatosur sulmoi të premtën ambasadën amerikane në Sarajevë të Bosnjës.

Mësohet se polica ka qenë, shumë shpejt, në vend të ngjarjes.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi një zyrtar anonim të ambasadës të ketë thënë se nuk është plagosur askush brenda ambasadës.

Sidoqoftë, sipas shërbimit për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë, disa njerëz janë plagosur në afërsi të vendit ku ndodhi incidenti, ndërsa kryesi i vperës thuhet se nuk është zënë ende.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e vendosur në zonën universitare dhe komerciale në Sarajevë.
XS
SM
MD
LG