Ndërlidhjet

Vritet sulmuesi i ambasadës amerikane në Bosnjë


Personi që ka qëlluar me armë zjarri ndërtesën e Ambasadës Amerikane në Sarajevë, është vrarë në një aksion policor, njoftoi korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve ende jozyrtare, sulmuesi është qëlluar me plumb snajperi në kokë.

Ambasada konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka noddhur incidenti dhe se ambasada është mbyllur, ndërsa me informacione të tjera ka pohuar se do të dalë më vonë.

Komunikacioni dhe lëvizja e njerëzve në pjesën ku ndodhet ambasada, thuhet të jetë bllokuar tërësisht.
XS
SM
MD
LG