Ndërlidhjet

Demantohet lajmi për vrasjen e sulmuesit të ambasadës


Personi që ka qëlluar me armë zjarri ndërtesën e Ambasadës Amerikane në Sarajevë, është plagosur dhe jo vrarë në aksionin e policisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme për kantonin e Sarajevës, Irfan Nefiq.

Ai po ashtu bëri të ditur se është plagosur edhe një punonjës i ambasadës, çfarë është konfirmuar edhe nga spitali “Dr Abdullah Nakash”, ku i lënduari i është nënshtruar operacionit.

Sipas informacioneve ende jozyrtare, të cilat i transmeton televizioni federal, sulmuesi është Mevlid Jashareviq nga Novi Pazari, i lindur në vitin 1988.
XS
SM
MD
LG