Ndërlidhjet

logo-print

Pilaj viziton Moldavinë


Komisionerja e lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Navi Pilaj, pritet ta vizitojë Moldavinë prej një deri më katër nëntor.

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e saj njofton se vizita e parë zyrtare e Pilajt në këtë shtet ka për qëllim diskutimin e një varg çështjesh rreth të drejtave të njeriut me zyrtarët qeveritarë, aktivistët dhe organizatat për të drejtat e njeriut.

Gjatë vizitës së saj, Pilaj pritet të qëndrojë gjithashtu në rajonin Transdniestr.
XS
SM
MD
LG