Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon dhuna kundër protestuesve sirianë


Aktivistët sirianë thanë se janë vrarë të paktën 15 civilë nga forcat e sigurisë së vendit kur ato po rrethonin një xhami dhe arrestuan disa persona për t’i bllokuar protestat e tyre kundër regjimit aktual.

Organizata siriane për mbikëqyrëjen e të drejtave të njeriut në Londër tha se shtatë nga këta civilë janë vrarë në qytetin verior Hama, shtatë të tjerë në qendër të Homsit, ndërsa një civil tjetër thuhet se është vrarë në Kusajr në afërsi të Homsit.

Në ndërkohë, protestuesit organizuan një demonstratë të fuqishme në veri-perëndim të vendit, në kufirin me Turqinë me kërkesën për “vendosjen e një zone ku ndalohet fluturimi” për t’i mbrojtur, në këtë mënyrë, protestuesit nga qeveria.
XS
SM
MD
LG