Ndërlidhjet

logo-print

Tunizi: Lideri i partisë islamiste bën thirrje për qetësi


Lideri i partisë islamiste, që fitoi zgjedhjet e para të lira në Tunizi, ka bërë thirrje për qetësi pas protestave që shpërthyen në qytetin, ku edhe ka filluar revolucioni i këtij vendi.

Rahid Ghanuqi, themelues i Enhadas, partisë që morri 90 nga gjithsej 217 ulëset e asamblesë, tha: "ne bëjmë thirrje për qetësi në Sidi Buzid, që është edhe djepi i revolucionit, dhe duhet të qëndrojë në front për ruajtjen e të mirës publike.”

Partia e Ghanuqit, Enhada, ka premtuar se do të krijojë një koalicion, për të formuar një qeveri që do të zëvendsojë udhëheqësit e përkohshëm që kanë qenë në krye të Tunizisë, që kur presidenti i larguar, Zine El Abidine Ben Ali, ka ikur në Arabinë Saudite.
XS
SM
MD
LG