Ndërlidhjet

Kosovë: Serbët përsëri kanë vendosur pengesa në Bërnjak


Serbët e veriut të Kosovës sërish kanë vënë pengesa në rrugë, afër vendkalimit kufitar në Bërnjak. Këtë e konfirmon Besim Hoti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, i cili thekson se gjatë vendosjes së barrikadës nuk është shënuar ndonjë incident, që do të shkaktonte kundërvënien e forcave të KFOR-it.

“Sa i përket kalimit të rrugëve dhe barrikadave, të cilat janë prezente në rrugët magjistrale, i vetmi ndryshim është që një grup i serbëve sërish ka vendosur disa pengesa në rrugë, përkatësisht në Bërnjak, afër pikës kufitare 31 të Zubin Potokut, një ditë pasi që KFOR-i kishte larguar disa automjete transportuese, të vendosura si pengesa fizike në rrugë. Si do të reagohet më tutje, sigurisht se varet në radhë të parë nga forcat e KFOR-it dhe kërkesat që EULEX-i do t’i bëj KFOR-it”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se situata e tillë nuk ka reflektuar në aspektin e sigurisë në komunat e tjera më veriore të Kosovës.
XS
SM
MD
LG