Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Shpërthimi vret 2 dhe plagos 10 të tjerë


Ministri i brendshëm i Turqisë ka thënë se një shpërthim që besohet të jetë shkaktuar nga një vetvrasës me bombë, ka vrarë një person dhe ka plagosur dhjetë të tjerë, në Turqinë jugore sot.

Idriz Naim Sahin, tha se shpërthimi ndodhi në qendër të qytetit Bingol, kryesisht të banuar me kurdë.

Ai tha se shpërthimi ishte në afërsi të ndërtesës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, por që kjo ndërtesë nuk ishte shënjestër e sulmit.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjsinë rreth këtij shpërthimi.
XS
SM
MD
LG