Ndërlidhjet

Kabul: Vriten 13 trupa amerikane


NATO ka njoftuar se një vetvrasës me bombë, ka vrarë 13 trupa amerikane, kur ka shpërthyer veturën e tij në afërsi të një konvoji të NATO-s që po udhëtone përmes Kabulit.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme të afgane, Sidik Sidikui, ka thënë më herët gjatë ditës, se tre civilë dhe një polic afgan janë vrarë poashtu.

Ndërsa, një zëdhënës i Talebanëve tha se ata ishin përgjegjës për sulmin.

Gjithashtu sot, një femër vetvrasëse me bombë ka vënë veten në erë, në afërsi të zyrës lokale të drejtoratit për siguri në Asadabad, në provincën lindore të Kunarit, duke plagosur dy roje.

Ndërsa dy ushtarë australianë, u vranë nga një afgan me uniformë ushtarake në provincën e Kandaharit.
XS
SM
MD
LG