Ndërlidhjet

Bosnja e Serbia kordinojnë hetimet për sulmin në ambasadë


Bosnja njofton se është duke punuar së bashku me Serbinë, në hetimet e sulmit kundër ambasadës amerikane në Sarajevë.

Sadik Ahmetoviq, nga ministria për siguri, u tha reporterëve në Sarajevë “ky sulm kundër ambasadës amerikane është një sulm terrorist dhe autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës së bashku me autoritetet serbe po kordinohen në hetime.”

Më herët gjatë ditës, policia në Serbi tha se ka arrestuar 15 njerëz që dyshohet se i përkasin një sekti islamist në Sanxhak, në jug të Serbisë.
XS
SM
MD
LG