Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Timoshenko do të hetohet rreth një rasti për vrasje


Një prokuror i lartë ukrainas tha se autoritetet po hetojnë nëse ish-kryeministrja e burgosur, Julia Timoshenko, ishte përfshirë në një vrasje të stilit kontratë.

Njoftimi u bë në një deklaratë në televizion, të premten mbrëma nga zëvendës prokurori i përgjithshëm, Renat Kuzmin.

Kuzmin, tha se prokurorët po hetojnë pretendimet se Timoshenko ishte përfshirë në vrasjen e një deputeti dhe biznesmeni në vitin 1996. Zyra e Timoshenkos ka mohuar akuzat e reja.

Më parë këtë muaj, Timoshenko u dënua me shtatë vjet burg me akuzat për shpërdorim të detyrës.

Vendet perendimore e kanë kritikuar burgosjen e Timoshenkos, si të motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG