Ndërlidhjet

Amerikanët pa energji elektrike


Një stuhi e pazakontë dimërore në veri-lindje të SHBA-së ka shkaktuar mungesë të ashpër të energjisë elektrike.

Më shumë se gjysmë milionë shtëpi janë prekur nga kjo sipas CBS TV- shumica prejt tyre në Pensilvani.

Vetëm në Filadelfi diku 160 mijë shtëpi janë pa energji elektrike.

Për mungesë të energjisë elektrike raportohet edhe në Konetikët, Nju Jork dhe Merilend.

Paralajëmrimet për stuhi të tjera dimërore janë bërë në 12 shtete. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se stuhitë e dëborës pritet të mbulojnë një pjesë të madhe të rajoneve në veri-lindje deri të dielën.

Në Nju Jork Siti tashmë ka rënë debora duke mbuluar tokën në tri centimetra.
XS
SM
MD
LG