Ndërlidhjet

Synojnë ribashkimin e Qipros


Liderët grekë dhe turkë të Qipros do të tentojnë ë negociojnë një marrëveshje për riunifikimin e ishullit mediteran gjatë bisedimeve dy-ditore që nisin të dielën.

Qiproja ishte ndarë në dy pjesë-jugu i banuar me grekë dhe veriu më turkë, në vitin 1974 kur Turqia ndërhyri në këtë ishull.

Qiproja u anëtarësua në Bashkimin Evropian në vitin 2004, por vetëm jugu i njohur ndërkombëtarisht gëzon përfitimet e anëtarësimit.

Një varg përpjekjesh ndërkombëtare për t'i riunifikuar dy pjesët e ishullit kishin dështuar.
XS
SM
MD
LG