Ndërlidhjet

Liberalët serbë nuk e duan ambasadorin rus


Një parti liberale po proteston në Serbi kundër pranisë së ambasadorit të Rusisë në një mbledhje të nacionalistëve, duke kërkuar dëbimin nga shteti të diplomatit rus, njoftoi agjencia e lajmeve AP.

Liga e Social Demokratëve e Vojvodinës tha se ambasadori, Aleksandër Konuzin, është duke ndërhyrë në politikat e brendshme të Serbisë dhe se për këtë shkak duhet të shpallet person non grata.

Deklarata e së dielës erdhi një ditë pas pjesëmarrjes së Konuzinit në përvjetorin e nacionalistëve opozitarë të Partisë Progresive Serbe.

Mediat serbe cituan Konuzin të ketë thënë se partia “është bërë një pasqyrim real i vullnetit të popullit” në Serbi.

Liberalët vlerësuan se deklaratat e tilla kanë për qëllim nxitjen e mbështetjes për nacionalistët në zgjedhjet e ardhshme.

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm do t’i vënë ballë për ballë demokratët- aktualisht në pushtet me kampin nacionalist.
XS
SM
MD
LG