Ndërlidhjet

Medvedev falëndëron Zvicrën për ndërmjetësim


Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, falënderoi Zvicrën për ndërmjetësimin e bisedimeve rreth anëtarësimit të vendit në Organizatën Botërore për Tregëti duke thënë se shpreson që ky proces të përfundojë në fund të këtij viti.

Zvicra sponsorizoi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, të cilat ishin në luftë në vitin 2008.

Moskës i nevojiten marrëveshjet individuale me 153 shtetet anëtare të OBT-së.

Gjeorgjia ka pranuar propozimin zviceran për të ofruar garancat e mbikëqyrjes ndërkombëtare për tregtinë ndërmjet Rusisë dhe krahinat separatiste të Gjeorgjisë-Abkazinë dhe Osetinë Jugore.

Zyrtarët rusë thanë se u nevojiten disa ditë për të analizuar ofertën.

Medvedev foli për këtë çështje gjatë një takimi me presidenten e Zvicrës, Mishelin Kalmi-Rej.
XS
SM
MD
LG