Ndërlidhjet

Jahjaga përkrah luftën kundër kancerit


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga

Shoqëria kosovare dhe institucionet duhet të jetë pranë njerëzve që janë të prekur nga sëmundja e kancerit, ka thënë të dielën presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ajo ka marrë pjesë në manifestimin tradicional “Ecja kundër kancerit të gjirit” me moton: “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”, manifestim ky i cili u mbajt në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit.

Presidentja fillimisht ka vizituar Institutin e Onkologjisë në Prishtinë, ku është takuar me stafin e këtij instituti, të cilin e ka përgëzuar për angazhimin në sfidat e përballjes me sëmundjen e kancerit.
...jeni në zemrën time, jeni në mendjet tona dhe nuk jeni të vetmuar apo të vetmuara.

Presidentja Jahjaga, është takuar edhe me pacientët që vuajnë nga sëmundja e kancerit, e sidomos me pacientet që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Kam ardhur sot që të jem me ju, t’iu vizitoj dhe t’iu tregoj që jeni në zemrat tona, jeni në zemrën time, jeni në mendjet tona dhe nuk jeni të vetmuar apo të vetmuara”, ka thënë Jahjaga.

Në tubimin pranë Teatrit Kombëtar, ku edhe u shënua manifestimin tradicional “Ecja kundër kancerit të gjirit”, presidentja Jahjaga ka bërë thirrje për ngritjen e vetëdijes për atë që mund të bëhet për ta luftuar kancerin.

Jam këtu, po ashtu, për të kërkuar nga shoqëria jonë që të jemi pranë njerëzve që janë prekur nga kjo sëmundje. Beteja me kancerin është e gjatë dhe e vështirë. Është një luftë që nuk luftohet dhe fitohet vetëm".

"Por, siç e demonstron kjo ecje sot dhe siç e demonstron vetë prezenca juaj këtu, miqtë që janë të prekur nga kjo sëmundje, kurrë nuk do të jenë vetëm. Si presidente e Kosovës, do ta keni mbështetjen time. Unë do t’i inkurajoj të gjitha institucionet e Kosovës që të japin përkrahjen e tyre në këtë luftë kundër kësaj sëmundjeje”, është shprehur Jahjaga.

Edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka shprehur gatishmërinë për angazhimin e tij dhe të komunës që ai drejton, për të ndihmuar në luftën kundër sëmundjes së kancerit.

Unë ju siguroj që ne, si Prishtinë, do të bëjmë çdo gjë që ta afirmojmë luftën kundër kancerit, që ta përkrahim luftën kundër kancerit, që të investojmë në ngritjen e kapaciteteve shëndetësore, në mënyrë që brengat e juaja të jenë sa më të vogla, në mënyrë që dhimbjet e juaja të jenë sa më të vogla dhe në mënyrë që kujdesi për ju të jetë sa më i madh. Unë, të gjithë juve ju dëshiroj shëndet dhe ju dëshiroj që të arrijmë suksese në këtë luftë dhe këtë betejë shumë të madhe”, ka thënë Mustafa.

Nafije Latifi, udhëheqëse e Qendrës Kosovare për luftimin kancerit të gjirit “Jeta-Vita” tha se sëmundja e kancerit, në kushtet globale, është një nga sfidat më të mëdha të mjekësisë bashkëkohore.

Por, sipas saj, në kushtet kosovare, kjo sfidë merr edhe dimensione të tjera, duke filluar nga niveli i ulët i edukimit shëndetësor, pamundësia e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të kompletuar, si dhe ballafaqimi me shpenzime të larta të trajtimit e deri tek stigmatizimi.

Sipas saj, të dhënat flasin se përhapja e sëmundjes së kancerit të gjirit në botë dhe në vendet e rajonit është alarmante.

Mesatarisht, atakohet çdo e dhjeta grua gjatë jetës së saj dhe vdekshmëria nga kjo sëmundje zë vendin e dytë te femrat.
Mesatarisht, atakohet çdo e dhjeta grua gjatë jetës së saj dhe vdekshmëria nga kjo sëmundje zë vendin e dytë te femrat. Meqë jemi në pritje të të dhënave të sakta, supozohet se edhe në Kosovë ky numër nuk ndryshon shumë".

"Por, sado e sido që të jetë numri, fakti më shqetësues është se, këtu zbulimi i sëmundjes bëhet në stadet e avancuara, kur trajtimi dhe mbijetesa janë shumë më të kufizuara. Dhe për mungesë të kushte dhe të përkrahjes adekuate institucionale dhe shoqërore, vështirësitë nëpër të cilat kalojnë gratë e sëmura në Kosovë, janë shumë më rënda, madje edhe se në vendet fqinje
”, u shpreh Latifi.

Ndryshe, Instituti Onkologjik për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje të kancerit është hapur në Prishtinë, në janar të këtij viti.
XS
SM
MD
LG