Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në Turqi


Ka shkuar në 596 numri i personave të vdekur nga tërmeti që goditi Turqinë në javën e kaluar.

Zyrtarët thanë se pas ndaljes së aksioneve të kërkim-shpëtimit, puna do të përqëndrohet në ndihmën e mijëra familjeve të pastreha.

Disa dyqane u rihapën të dielën, ndërsa u mundësua sërish furnizimi me energji elektrike në disa pjesë të Erkisit-qyteti që pësoi më së shumëti nga tërmeti prej 7.2 shkallë të Rihterit që goditi krahinën Van më 23 tetor.

Të dielën u regjistrua një tërmet pasues me shkallë 5.3 të Rihterit, ndërsa shumica e diku 100 mijë civilëve nuk janë të gatshëm të kthehen nëpër shtëpitë e tyre të dëmtuara.
XS
SM
MD
LG