Ndërlidhjet

Izraeli sulmon Gazën nga ajri


Një militant pakistanez u vra në një sulm ajror të izrealitëve në Gaza, disa orë pasi Egjipti bllokoi një amrëpushim.

Një person tjetër u plagos gjatë sulmit në qytetin Rafah në kufirin jugor.

Sipas autoriteteve izraelite, personat në fjalë po përgatisnin gjuajtjen e një rakete.

Grupet militante, përfshirë liderët e Hamasit në Gaza dhe Xhihadin Islamik, thanë se do të zbatonin armëpushimin përderisa Izraeli do t’i përgjigjej me reciprocitet kësaj gjëje.

Me sulmin e fundit, shkoi në 10 numri i militantëve palestinezë që u vranë në 24 orët e fundit, sikurse dhe një civil izraelit që vdiq si pasojë e plagëve.

Konfrontimi në fjalë vlerësohet të jetë më vdekjeprurësi në Rripin e Gazës në më shumë se dy muajt e fundit.

Më herët këtë muaj, 477 të burgosurë palestinezë u liruan nga burgjet izraelite si shkëmbim me ushtarin e këtij vendi, Gilad Shalid.
XS
SM
MD
LG