Ndërlidhjet

Asad paralajmëron “tërmet” në Siri


Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad, paralajmëroi një “tërmet” në rast të ndërhyrjes së perëndimit në shtetin e tij.

Asad tha në një intervistë për javoren britanike “The Sunday Telegraph” se fuqitë perëndimore rrezikojnë të shkaktojnë një “tërmet” që do të shkatërronte Lindjen e Mesme po që se ato ndërhyjnë në Siri.

Ai tha se Siria “është vija kyçe dhe nëse luani me të në terren, do të shkaktoni një tërmet. A dëshironi të shihni një Afganistan tjetër apo dhjetëra Afganistane?', shtroi pyetjen Asad.

Në ndërkohë, raportet thonë se 20 ushtarë sirianë u vranë dhe 53 u plagosën në përleshjet me dezertorët ushtarakë.
XS
SM
MD
LG