Ndërlidhjet

Mbi 60 për qind të kirgizëve dolën në votime


Votuesit e Kirgistanit u drejtuan, gjatë së dielës, kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e tyre-votime këto, të cilat janë të parat që pas përmbysjes së ish-presidentit, Kurmanbek Bakiev, në vitin e kaluar.

Zyrtarët e zgjedhjeve raportuan për daljen e votuesve në mbi 60 për qind.

Të dhënat preliminare treguan që ish-kryeministri, Almazbek Atambaev, po prin në këto zgjedhje.

Ai pasohet nga ish-ministri për emergjenca i Bakievit, Kashimbek Tashiev, dhe ish-kryetari i parlamentit, Adakan Madumarov.

Zyrtarët thanë se për shkak të defekteve në listat e votimit, qindra votuesve potencialë iu pamundësua pjesëmarrja në votime.

Po që se asnjëri nga kandidatët nuk arrin t’i fitojë më shumë se 50 për qind të votave, do të jetë i nevojshëm zhvillimi i një balotazhi për postin e presidentit.
XS
SM
MD
LG