Ndërlidhjet

Shtyhet sesioni në gjykimin e Mubarakut


Sesioni i radhës në gjykimin e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, është shtyrë deri më 28 dhjetor pas vendimit të gjykatës për të ndërruar gjykatësin e rastit.

Avokatët e viktimave të pretenduara të Mubarakut u janë drejtuar me një peticion gjykatës duke kërkuar zëvendësimin e gjykatësit.

Mubarak, 83 vjeçar, akuzohet për urdhërimin e vrasjes së protestuesve gjatë revoltave që çuan në përfundimin e regjimit të tij në muajin shkurt.

Përveç kësaj, gjykata ka nisur procedurat edhe ndaj dy djemëve të Mubarakut, ish-ministrin e brendshëm dhe ish-zyrtarin e lartë të policisë, të cilët ballafaqohen me një varg akuzash.

Të gjithë të pandehurit kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre.

Gjykimi ndaj Mubarakut nisi diku tre muaj më parë.
XS
SM
MD
LG