Ndërlidhjet

E quan “konfuz” sulmuesin e ambasadës amerikane në Bosnjë


Avokati, Senad Dupovac, njoftoi që 23 vjeçari Mevlid Jashareviq ka deklaruar se nuk ka pasur bashkëpunëtorë për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Sarajevë, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Megjithatë, ai shprehi shqetësimin për gjendjen psiçike të të pandehurit.

“Ai është konfuz dhe nuk mendoj se është i vetëdijshëm për veprimet e veta. Besoj se ai ka nevojë për një ekspertizë psiçike”, tha ai pas takimit me klientin e tij.

Prokurori i shtetit të Bosnjës, Dubravko Kampara, tha se do t’i kërkojë gjykatës shtetërore të hënën që të urdhërojë masën e burgimit për Jashareviqin lidhur me dyshimet për terrorizëm.

Prokurori tha se janë arrestuar dy njerëz në Bosnjë me dyshimet për ekzistimin e një lidhshmërie me Jashareviqin.

Policia serbe arrestoi- për t’i liruar më vonë, 17 njerëz në tri lokacione në jug-perëndim të shtetit-përfshirë Novi Pazarin, vendlindjen e sulmuesit.

Sulmi i së premtës ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara paralizoi Sarajevën, derisa Jashareviq u plagos nga forcat policore për t’u arrestuar më pas.

Një polic u plagos gjithashtu gjatë këtij incidenti.
XS
SM
MD
LG