Ndërlidhjet

Ulja e papunësisë - Mision i (pa) mundur


Një i moshuar duke mbledhë hekur/foto nga arkivi
Një i moshuar duke mbledhë hekur/foto nga arkivi
Me vite tëra, niveli i të papunëve në Kosovë ka mbetur mbi 43 për qind.

Ekzekutivi i vendit tashmë premton që deri në vitin 2014 kjo përqindje të zvogëlohet për 10 për qind.

Një gjë e tillë, sipas zyrtarëve qeveritarë, do të arrihet përmes planit të quajtur “Vizioni Ekonomik i Kosovës 2011-2014”.

Mimoza Kusari – Lila, zëvendëskryeministre dhe njëherësh ministre e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se përmes këtij plani mendohet të arrihet një ngritje e zhvillimit ekonomik deri në 8 për qind, rrjedhimisht ulje të papunësisë prej 8 -10 për qind.

Kemi të bëjmë më dy fenomene. Fenomeni i parë është se kemi të bëjmë me një numër të madh të ekonomisë joformale, gjegjësisht planifikojmë që të ketë një regjistrim dhe iniciativë më të lartë të kalimit nga sektori joformal në atë formal”.

E dyta është rritja e mundësive të angazhimit të forcës punëtore në potencialin në sektorin formal të punës”, shprehet Kusari- Lila.

Por, premtimi i qeverisë duket i parealizueshëm për ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Xhafer Xhaferi, nënkryetar në këtë sindikatë, thotë se më programin e qeverisë dhe gjendjen aktuale ekonomike, vështirë është të rritet numri i të punësuarve.

Faktikisht, ne kemi një tendencë të përhershme të rritjes së papunësisë. Edhe përkundër atyre statistikave që përafërsisht proklamohen se papunësia është mbi 40 për qind, BSPK përherë ka theksuar se kjo përqindje është shumë më e madhe dhe i afrohet 60 për qindëshit”, thekson Xhaferi.

Xhaferi thotë se pa rritje të zhvillimit ekonomik dhe pa përmirësim të ambientit për investitorë të huaj, nuk mund të realizohet premtimi i qeverisë.

Edhe njohës të çështjeve ekonomike shprehen skeptikë për përmbushjen e premtimit të qeverisë për hapjen e vendeve të reja të punës.

Eksperti Ismail Kastrati, thotë se një gjë e tillë nuk mund të arrihet vetëm me deklarata.

Unë nuk po shoh se qeveria ka ndonjë plan strategjik për ristrukturimin e ekonomisë, ose agregat financiar për zvogëlimin e punësimit.
Mendoj se zvogëlimi i papunësisë është çështje më e mbrehtë në zhvillimin makroekonomik të Kosovës. Mirëpo, kjo nuk mund të arrihet vetëm me dëshira. Unë nuk po shoh se qeveria ka ndonjë plan strategjik për ristrukturimin e ekonomisë, ose agregat financiar për zvogëlimin e punësimit”.

Nuk mendoj se kjo është e pamundur, por nuk besoj se kjo mund të arrihet me një plan strategjik të hartuar për një javë në një pushimore në Bullgari”, shprehet Kastrati.

Ndryshe, sipas shifrave zyrtare në tregun e punës, brenda një viti në Kosovë hyjnë deri në 35 mijë të rinj, ndërkaq ky treg absorbon nga 4 deri në 6 mijë punëtorë.
XS
SM
MD
LG