Ndërlidhjet

IHT: Suksesi i NATO-s në Libi


Në Libi...

Në Libi...

"International Herald Tribune"

Shkruajnë: Ivo H. Dalder dhe Xhejms G. Stavridis


E hënë, 31 tetor, shtatë muaj pas nisjes, do të përfundojë operacioni i NATO-s në Libi.

Është hera e parë që NATO-ja po e përfundon një mision të cilin e ka nisur dhe ky përfundim vjen në prag të një fitoreje për popullin e Libisë, i cili me ndihmën e NATO-s, transformoi shtetin e vet nga një shtresë e ulët në një shtet që ka potencial të bëhet partner produktiv me Perëndimin.

Shtatë muaj më parë, njerëzit e Libisë ishin nën kërcënimet dhe sulmet e grupeve të armatosura të komanduara nga koloneli Muamer el Gadafi, njeriu që kishte udhëhequr dhunshëm Libinë për 42 vite.

Brenda 10 ditëve të votimit për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën mandatohej mbrojtja e civilëve libianë, mbikëqyrja e një zone të ndaluar për fluturim dhe parandalimi i transfereve ilegalë i armëve përmes detit dhe ajrit, NATO-ja mori komandën mbi një forcë të rëndësishme prej dhjetëra anijeve dhe qindra aeroplanëve duke udhëhequr operacionet ushtarake.

Suksesi i NATO-s ishte i shpejtë duke u shpëtuar jetën dhjetëra-qindra libianëve, duke rrëzuar forcën ajrore të Gadafit dhe duke mbikëqyrur portin e Libisë.

Kjo ishte një përpjekje e vërtetë e aleancës. Shtetet e Bashkuara luajtën një rol udhëheqës, fillimisht duke shkatërruar sistemin e integruar të mbrojtjes ajrore të Libisë, pastaj duke siguruar fasilitatorët kritikë që u mundësuan shteteve të tjera të NATO-s dhe partnerëve ndërkombëtarë të mbështesin veprimet e tyre.

Kontributi i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm i Shteteve të Bashkuara në përpjekjet e përgjithshme kishte për qëllim t’u mundësojë aleatëve dhe partnerëve të tjerë pjesëmarrjen e plotë në këtë operacion.

Në përgjithësi, 14 anëtarët e NATO-s dhe katër shtetet partnere siguruan forcat ajrore dhe detare për tri misione të NATO-s.

Derisa aeroplanët e Shteteve të Bashkuara morën përsipër një të katërtën e fluturimeve mbi Libi, Franca dhe Britania morën përsipër një të tretën e fluturimeve të misionit, shumica prej të cilave ishin sulmet nga ajri, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë morën përsipër diku 40 për qind të fluturimeve.

Dhjetë vite më parë në luftën e NATO-s në Kosovë, Shtetet e Bashkuara ishin përgjegjëse për hedhjen e 90 për qind të municionit preciz, ndërsa aleatët e tjerë ishin përgjegjës për vetëm 10 për qind të operacionit në fjalë.

Mirëpo, në këtë operacion, përqindja ishte e kundërt: Aleatët sulmuan 90 për qind të më shumë se 6 mijë objektivave në Libi.

Ky nuk ishte vetëm një sukses i NATO-s, i braktisur nga ndërhyrja e Perëndimit.

NATO veproi vetëm atëherë kur u bë e qartë se do të ketë mbështetje të gjerë rajonale, përfshirë atë të Këshillit Kombëtar Tranzicional dhe Ligës Arabe, e cila kërkoi këtë ndërhyrje.

Kur operacionit të bashkuar mbrojtës po i vjen fundi, aleanca dhe partnerët e saj mund të shikojnë prapa në një punë të kryer jashtëzakonisht mirë.

Më e rëndësishmja është se mund të shohin mirënjohjen e popullit të Libisë dhe se përdorimi i kufizuar i forcës, i zbatuar saktësisht, mund të ndikojë në ndryshime të vërteta politike dhe pozitive.

Dhe në kohën kur aleanca po përfundon operacionet e saja, NATO-ja mbetet e përkushtuar për të ardhmen e Libisë, duke qenë e gatshme të ndihmojë kur ka nevojë dhe kur kërkohet një ndihmë e tillë.

Nga çdo operacion mund të nxirren mësime.

Operacioni në Libi vuri në pah disa mungesa në kapacitetin e aleancës, ndërsa theksoi rëndësinë për angazhime të përbashkëta në adresimin e këtyre mungesave.

Operacioni bëri gjithashtu të qartë nevojën për partnerë me qëllime të ngjashme në botë. Për më shumë, suksesi i operacionit bazohet në një varg rrethanash unike.

Nevoja demonstrative, mbështetja rajonale dhe një bazë e plotë ligjore ë bënë ndërhyrjen të nevojshme. NATO-ja e bëri të mundshme një ndërhyrje të suksesshme. (e.p.)
XS
SM
MD
LG