Ndërlidhjet

Sulmohen automjetet e KFOR-it në veri


Dy automjete të KFOR-it janë sulmuar me gurë nga grupi i personave te paidentifikuar në veri të Mitrovicës, njoftoi policia rajonale e këtij qyteti.

Rasti thuhet se është raportuar rreth orës 18 të dielën në udhëkryq të rrugëve që çojnë drejt Zveqanit të vogël, në veri të Mitrovicës.

Mësohet se patrulla policore e stacionit veri në Mitrovicë ka kuptuar se bëhej fjalë për dëmtim të dy automjeteve zyrtare të MSU të KFOR-it Austriak.

“Dy automjetet zyrtare të KFOR-it, kanë pësuar dëme materiale, thyerje të xhamave
anësor dhe të një retrovizori, derisa të njëjtit ishin në qarkullim dhe ishin sulmuar me
gurë nga një grup i së paku 5-6 personave, të moshës rreth 15-16 vjeçar”, thuhet në njoftimin për media të policisë.

Përveç dëmeve materiale të regjistruara thuhet se nuk është raportuar për të lënduar.
XS
SM
MD
LG