Ndërlidhjet

logo-print

Libia pohon ekzistimin e depove me armë kimike


Kryeministri i përkohshëm i Libisë konfirmoi ekzistimin e armëve kimike në vend dhe tha se inspektorët ndërkombëtarë do të arrijnë më vonë këtë javë për t’u marrë me këtë çështje.

Kryeministri, Mahmud Xhibril, tha se Libia nuk është e interesuar të mbajtjen e armëve të tilla.

Xhibril, i cili ka paralajmëruar dorëheqjen në prag të formimit të një qeverie të re, nuk dha detaje për armët kimike.

Në javën e kaluar, Ien Martin, emisari kryesor i Kombeve të Bashkuara në Libi i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se janë lokalizuar objekte me armë të padeklaruara kimike në Libi.

Një rezolutë e Kombeve të Bashkuara e draftuar nga Rusia u bën thirrje autoriteteve në Libi të shkatërrojnë të gjitha rezervat e armëve kimike në koordinim me autoritetet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG