Ndërlidhjet

Caktohet data për zgjedhjet parlamentare në Kroaci


Kroacia do të zgjedh përbërjen e re të parlamentit në muajin dhjetor, ndërsa sondazhet tregojnë se opozita ka gjasa më të mëdha për të fituar për shkak të skandaleve ekzistuese mbi korrupsionin, njofton AP.

Në javën e kaluar u shpërbë parlamenti prej 151 ulësesh i Kroacisë, ndërsa të hënën presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, tha se zgjedhjet nacionale do të mbahen më 4 dhjetor.

Votimet do të vendosin ballë për ballë partinë në pushtet, Unionin Demokratik të Kroacisë (HDZ) dhe koalicionin e partive të qendrës së majtë të opozitës.

Sondazhet e fundit tregojnë se-me një margjinë të gjerë, po udhëheqin partitë opozitare.

HDZ-ja po përballet aktualisht me disa skandale mbi korrupsionin-përfshirë një rast që ka të bëjë me dyshimet për ngritjen ilegale të fondeve.
XS
SM
MD
LG